AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 12:21

Protestat kundër Ramës, shoqërohet në polici kreu i PD-së në Sarandë

Protestat kundër Ramës, shoqërohet në polici kreu i


Kreu i PD-së së Sarandës, Hariz Mema është shoqëruar në polici një ditë pas protestave kundër kryeministrit Edi Rama dje në Sarandë.

Mësohet se Memës i kanë komunikuar në polici se do të ndiqet penalisht për tubim të paligjshëm.

Ndonëse filloi si një protestë e qetë, pas disa momentesh pati dhe përplasje të protestuesve me policinë, ku FNSH u bë gati për ndërhyrje.

Ata u mblodhën tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit, ku kryeministri Rama mbajti fjalën e tij.

Mes protestuesve ishin edhe ish-deputeti Fatbardh Kadilli dhe ish-deputetja Nada Mecorrapaj.

Ndërkohë dje u shoqërua edhe ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i cili bashkë me persona të tjerë tentuan t'i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.

Po ashtu policia ka shoqëruar edhe sekretarin e PD në Gjirokastër, Spartak Drasa.

Gjatë tentativës për të bllokuar rrugën pati edhe përplasje me policinë.