AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 12:06

Luan Rama ‘godet’ socialistët me Faik Konicën: Palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer...

Luan Rama ‘godet’ socialistët me Faik Konicën:


Zv. kryetari i LSI, Luan Rama, ka sulmuar mazhorancën duke cituar Faik Konicën.

Përmes një fraze të shkurtër të Konicës, se “guvernë s’kemi, parlament s’kemi, gjyqe s’kemi, arka është e zbrazur”, Luan Rama përcjell një mesazh të fortë për aktualitetin politik.

“Faik Konica, Gazeta “Dielli”, 10 prill 1924. “Guvernë s’kemi, parlament s’kemi, gjyqe s’kemi, arka është e zbrazur, miq s’na kanë mbetur, armiqtë përgjojnë.

Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer portofolet ministeriale janë të kënaqur”.

Jo vetëm ngjashmëri, por edhe fatalitet!”, shkruan zv. kryetari i LSI.