TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar në Tiranë që qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur.
I riu me iniciale E. S., i bleu makinën një 42-vjeçari, i cili ia mori një shtetasi italian nëpërmjet mashtrimit dhe nuk ia kishte kthyer më.
Ndërsa është shpallur në kërkim edhe 42 vjeçari me iniciale E. P., banues në Tiranë që mashtroi shtetasin italian duke i marrë automjetin tip Alfa Romeo.
"Shërbimet e policisë konstatuan automjetin në rrugën “Bilal Golemi” dhe ndërhynë menjëherë për të bërë bllokimin.
Drejtuesi i automjetit tentoi të largohej, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri Pistoletë "TT","-raporton policia.
27-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
"E. P., rezulton i dënuar më parë për “Vrasja” mbetur në tentativë,"-njoftuan uniformat blu.
"Gjithashtu u shpall në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S."
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.