TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme dhe nesër disa lagje të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të rikonstruksioneve të kabinave.
OSHEE njofton se sot stakime të energjisë do të ketë:
në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”, rruga “Rexhep Preza”, rruga “Koli Bano”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 stakim të energjisë do të ketë në rrugën Tahir Sinani”, si dhe në rrugën “Pandi Dardha”.
Po kështu nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndërprerje të energjisë rruga “Sabri Preveza”, rruga “Teodor Keko”, rruga “Naim Frashëri”, rruga “Jordan Misja”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”.
Ndërsa ditën e nesërme, OSHEE njofton shkëputje energjie: në orën 09:00-15:00/rruga “Mine Peza”, rruga “Teodor Keko”, në orën 9:30-15:00/rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”ndërsa në orën 09:00-12:00/ rruga “Myslym Keta”, rruga “Tahsim Shehu”, rruga “Ramazan Disha”.