TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë-Vajgurore, ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë helm.
Nëna e dy fëmijëve është gjetur në gjendje agonie e shtrirë në mes të dhomës pa ndjenja nga familjarët e saj, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
46-vjeçarja mendohet të ketë pirë fostoksinë dhe gjendja e saj është e rëndë. Ajo po mbahet nën kujdesin e mjekëve në Repartin e Urgjencës të Spitalit të Beratit.
Hateme Tafa,46 vjeçe, banore e fshatit Arrëz në Urë-Vajgurore, është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar gruan drejt vetëhelmimit, ndërkohë që nga ana e policisë konfirmohet se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë brenda familjes.