AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 15:03

Zgjaten edhe me dy muaj hetimet për Adriatik Llallën

Zgjaten edhe me dy muaj hetimet për Adriatik Llallën

Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur me dy muaj hetimet ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Shkak për zgjatjen e hetimeve është mbërritje e letërporosive.

Kjo është hera e tretë që Prokuroria kërkon shtyrjen e hetimeve.

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur në mars të vitit 2018 për mos deklarim të parave në kufi dhe shpërdorim detyre.

Më 9 gusht 2018 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.

Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut 2018 janë të sekuestruara.

Pasurite ne sekuestro preventive

-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro).