SPORT, 19 Qershor 2018, 17:52

Djali i Vuçiç shfaqet si tifoz në Rusi, në shoqëri të disa kriminelëve

Djali i Vuçiç shfaqet si tifoz në Rusi, në shoqëri

Djali i Presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç, gjatë qëndrimit të tij në Kampionatin Botëror është shfaqur i shoqëruar me kriminel dhe vrasës të dënuar, transmeton Gazeta Express.

Djali në mes (i rrethuar me të kuq) është Danilo Vuçiç i biri i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Në të majtë është Milani Krasic i cili është dënuar me 15 vjet burg për vrasje, megjithatë vendimi i gjykatës është hedhur poshtë dhe tani po pret një gjyq të ri. Ndërkohë ai është i lirë të bëjë tifo në kupën botërore në shoqëri të djalit të presidentit serb, Vuçiç. Në të djathtë shihet Aleksandër Vidojevic një person me  dosje të gjerë penale dhe anëtar i familjes së krimit serb.

/Express