AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 12:07

Zëdhënësja e PD nxjerr dokumentin: Veliaj i dha tenderin 100 milionësh kompanisë që s’paguan taksa

Zëdhënësja e PD nxjerr dokumentin: Veliaj i dha tenderin 100

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa publikoi sot dokumentin e një tenderi korruptiv siç tha, përgjegjës për të cilin bëri kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Referuar dokumentit, Zhupa tha se Bashkia e Tiranës ka shpallur fituese të një tenderi 100 milionësh për uniformat e policëve bashkiakë një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor.

“Bashkia e Erjon Veliajt është një nga institucionet ku korrupsioni është mënyra e vetme që funksionon për punët publike dhe shërbimete tjera. Tenderi 100 milion lekë për veshjet e policëve bashkiakë është një rast flagrant ku korrupsioni dhe shkelja e ligjit bëhet aq hapur sa çdo qytetar e kupton, mjafton të shohë dokumentat që ne disponojmë”,- tha ajo.

vijon.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1974359349281903/