AKTUALITET, 21 Korrik 2018, 23:48

Lavrov, Pompeos: Lironi Maria Butinën, të arrestuar me akuza të fabrikuara si spiune

Lavrov, Pompeos: Lironi Maria Butinën, të arrestuar me akuza të

Shtetet e Bashkuara duhet të lirojnë menjëherë aktivisten ruse, Maria Butina, e cila po mbahet në SHBA për akuza të spiunazhit, i tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov homologut të tij amerikan, Mike Pompeo, duke e quajtur rastin "të fabrikuar".

"Lavrov theksoi se veprimet e autoriteteve amerikane që arrestuan shtetasen ruse [Maria] Butina për akuzat e fabrikuara janë të papranueshme," tha Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë, duke shtuar se ministri rus gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj në bisedën e tij me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo të shtunën, shkruan portali rus, Rt.com.

/TPZ.AL/