AKTUALITET, 21 Korrik 2018, 22:07

Llullaku, gol dhe “shqiponjë” në Rumani, dëmtohet rëndë Qaka

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, shënoi golin e fitores së ngushtë 1-0 të Astrës ndaj Steauas në kampionatin rumun. Ai realizoi me kokë në minutën e 43-të, ndërkohë që festoi duke bërë shqiponjën.

Lojtari tjetër i Kuqezinjve, Kamer Qaka, u fut në pjesë e dytë për Steauan, por sipas “Sport.ro”, ai u dëmtua në 73-të pas një ndërhyrje të rëndë nga Bus, pas së cilës mjekët e ekipit e nxorrën nga fusha, duke e mbajtur në krah.

/TPZ.AL/