TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kulmin e sezonit turistik, kur qytetarët shqiptarë po qarkullojnë më shumë brenda e jashtë vendit, bëhet e domosdoshme nevoja për të ditur sa është kufiri i pataksueshëm i bagazheve personale. Dogana shqiptare sqaron se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.
Mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata. Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:
Udhëtarët në rrugë tokësore
300 euro për çdo udhëtar
Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare
430 euro për çdo udhëtar
150 euro