AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 09:18

“Xhama të thyer, dyer të hapura”, çfarë ka mbetur në vendin ku u hodh në erë makina e vlonjatit (VIDEO)

“Xhama të thyer, dyer të hapura”, çfarë ka

Xhama të thyer, dyer të hapura dhe forca policore që kryejnë hetimet e nevojshme në vendngjarje. Këto janë pamjet që na vijnë nga lagjja “24 Tetori”, aty ku qëndron i parkuar mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD.

https://youtu.be/I98Q_halqOo

Videoja është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, i cili bën me dije se ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi.

Edhe pse nuk ka ende një autor për ngjarjen, blutë e këtij qyteti dyshojnë se shpërthimi mund të këtë ndodhur për t’i dhënë një mesazh të riut A.I., 30 vjeç, pronarit të mjetit.

Informacion paraprak

Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip “Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.