AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 00:10

"Allô Paris? Ici Washington". Makron, i privilegjuari i Trump, 25 telefonata midis tyre

"Allô Paris? Ici Washington". Makron, i privilegjuari i Trump,

Sipas agjencisë Reuters, presidenti amerikan Donald Trump, ka folur afërsisht 200 herë me shefat e shteteve të huaja, qysh kur ai mori funksionin e tij në janar 2017.

Linja direkte midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara, duket se ka funksionuar shumë mirë.

Me 25 telefonata, Emanuel Makron duket se është bashkëbiseduesi i privilegjuar i presidentit amerikan, ndërkohë që kancelaren gjermane  Merkel, Trump ka folur 11 herë dhe me Putinin, 8 herë.

Nga ana e tij, shkruan portali francez Capital.fr, presidenti rus, Vladimir Putin, rekordin e tij e ka me shefin e Turqisë, Erdogan (28 telefonata), me Makron (15) ,  Merkel (13) dhe Netanjahun (11).

/TPZ.AL/