AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 08:52

“E di ç’të bëj, më njeh kush jam?!”/ Përplasja me policinë, kryetari i PD në Gramsh i dërgon mesazh Berishës

“E di ç’të bëj, më njeh kush jam?!”/

Pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, ku u ndalua dhe u shoqërua në komisariat kryetari i PD-së  në Gramsh, Elmas Haruni, ka reaguar edhe Sali Berisha.

Ish-kryeministri ka bërë publik mesazhin e dwrguar prej Elmasit, i cili i shkruan se “ajo që ndodhi dje në Gramsh mund të quhet vetëm terror policesk dhe diktaturë”.

Postimi i Berishës:

Narkopolicia e Norieges ndalon pa asnje shkak Kryetarin e PD Gramsh dhe manipulon videon!

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin banditesk te narkobanditeve me uniforme te Edvinit, ju ftoj te lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Elmas Harunit kryetarit te PD Gramsh! sb

“Përshëndetjet dok berisha.

Policia e Fatmir xhafës po instalon diktaturën në gjthë Shqipërinë .

Dje në policia me ka arrestuar në mes te qytetit pa asnjë shkak.

Po ju dërg një pjes te vidios.

Me respekt Elmas Haruni”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1062918070535766/