AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 18:37

Zbuloi se vajza që pëlqente kishte të dashur, 13-vjeçari var veten

Zbuloi se vajza që pëlqente kishte të dashur, 13-vjeçari

Një djalë 13-vjeç u gjet i varur në shtëpinë e tij në SHBA, pasi zbuloi se vajza që ai pëlqente kishte të dashur.

13-vjeçari Harry Storey kishte paralajmëruar për vetëvrasje edhe shokët e tij me një mesazh në rrjetin social ‘Whats app’, por ata kishin menduar se ai po bënte shaka.

Sipas policisë, 13-vjeçari kishte qenë duke parë një film ku personazhi kryesor kishte vrarë veten në fund, përpara se të ndërmerrte edhe ai një akt të tillë tragjik.