AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 17:18

Dëmtimi i Ronaldos, vjen lajmi i mirë nga portugezi, ja kur do ta shikojmë yllin e Juventus në fushën e blertë

Dëmtimi i Ronaldos, vjen lajmi i mirë nga portugezi, ja kur do ta
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, mungoi në dy ndeshje miqësore të Juventusit për shkak të problemeve muskulore. Por një lajm i mire vjen për të gjithë tifozët e “Zonjës së Vjetër”, pasi sulmuesi portugez e ka lënë pas dëmtimin dhe do t’i bashkohet grupit në stërvitjet e ardhëshme. Ky është një lajm fantastik për teknikun Sarri, pasi në ndeshjen e parë të Kampionatit “Serie A” me Parmën do të ketë në përbërje formacionin e plotë të tij. Seancat për rikuperimin e tij, ylli portugez i ka zhvilluar me një person special, të birin Cristiano Jr. Ai ka përsëritur të gjitha lëvizjet e Ronaldos.