TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Boiken Abazi i Lëvizjes së Vetëvendosjes me qendër në Shqipëri, ka deklaruar se qeveria Haradinaj është zyrtarisht nën hetime për 53 milionë euro e zhdukura në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndërsa Shpend Ahmeti ka kohë që është nën hetime për 500.000 euro e zhdukura nga qumështi i fëmijëve në shkollat e Prishtinës.
Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se këta politikanë kanë zhdukur fondet publike dhe ende nuk janë ngopur.
Postimi i plotë i Boiken Abazit:
Është e qartë se çfarë do bëjë AAK-ja mediatikisht në këto zgjedhje në Kosovë, m.q.s nuk guxon ta sulmojë vetë Lëvizjen VETËVENDOSJE! publikisht sepse e di që ka gjithçka për të humbur politikisht, ka vendosur të sulmojë nëpërmjet PSD-së që ka kohë që s’ka më asgjë për të humbur politikisht, sepse nuk e kap më as radari i sondazheve. Prej sot është konfirmuar se Qeveria Haradinaj është zyrtarisht nën hetime për 53 milion € e zhdukura në autostradën “Arbën Xhaferi”, ndërsa Shpend Ahmeti ka kohë që është nën hetime për 500.000 € e zhdukura nga qumështi i fëmijëve në shkollat e Prishtinës. Njëri nga Qeveria e tjetri nga Komuna kanë zhdukur fonde publike dhe ende nuk janë ngopur, dhe mendojnë se do përparojnë me taktizime të lodhura mediatike. Por njerëzit e dinë se ky është koalicioni i babëzisë!