AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 17:02

Kriza politike në Itali, kryeministri jep dorëheqjen pas sherrit me Salvinin

Kriza politike në Itali, kryeministri jep dorëheqjen pas sherrit me

Kryeministri italian Conte ka njoftuar dorëheqjen pas debateve me ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini. Gjatë seancës plenare që ka zgjatur mbi tri orë, Giuseppe Conte tha se aksioni i qeverisë ka përfunduar këtu, pasi Salvini ka ndjekur interesat e tij personal dhe ato partiake, dhe jo ato të shtetit italian. Që në hyrje, Conte ka shtrënguar duart me të gjithë, edhe me Salvinin, me të cilin ka këmbyer disa fjalë.

Ai sfidoi Salvinin duke i thënë: Nëse do që kriza të zgjidhet, hiq ministrat. E menjëhershme ka qenë përgjigjia e Salvinit i cili ka thënë: Unë do të bëja sërish çdo gjë që kam bërë. Unë nuk kërkoj këshilla nga Merkel, është shprehur Salvini në replikën e tij me Conten.

Atëherë kryeministri doli në foltoren e parlamentit, sulmoi disa herë Salvinin dhe njoftoi dorëheqjen. Me një fjalim të fortë, ai sulmoi Salvinin për replikën e tij “Do bëja çdo gjë që kam bërë”.

“Unë do të dorëzoj dorëheqjen tek presidenti. Miq të Lega-s, ju tentuat bashkë me mua për 14 muaj, por fjalimet politike s’mund të ofendojnë qytetarët dhe besimtarët.”-tha Conte, duke u larguar nga posti i kryeministrit.

Dorëheqja e Contit e çon Italinë në zgjedhje të parakohshme, në një krizë e cila prej muajsh ka përfshirë vendin.