TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franck Ribery është futbollist i Fiorentinës. Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje orësh, pasi palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të gjitha pikat e kontratës.
Ajo që para 40 ditësh dukej thjesht një zë merkatoje, tashmë është kthyer në realitet. Kontaktet e para mes drejtuesve të skuadrës vjollcë dhe futbollistit francez nisën që më 13 korrik.
Dita-ditës, bisedimet morën formë derisa u gjet akordi për pagën e ish-futbollistit të Bayernit, që dukej shumë e lartë për Fiorentinën.
Edhe bashkëshortja e tij, Wahiba, kishte thënë “ok”-in për transferimin në Firenze. Tashmë trajneri Montella ka një armë “vdekjeprurëse” për sulmin vjollcë.
Mësohet se Ribery do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon, plus bonuset, ndërsa prezantimi mund të bëhet që këtë të mërkurë.