TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita ka nisur prej orës 11 protestën e saj përpara Kryeminsitrisë. Një prej figurave të larta të PD që mbajti fjalim në protestë ishte ish-deputeti Flamur Noka. Noka në fjalën e tij u bëri thirje protestuesve për rezistencë dhe për të rrethuar kryeminsitrinë.
“Vëllezër e motra, ne do të vazhdojmë. Ne do vazhdojmë marshimin e protestës. Ne tregojmë qytetari dhe vlera. Nga sot e tutje Edi Rama do të jetë i rrethuar nga populli dhe revolta e tij”, tha Noka ndër të tjera.
Pas kësaj thirrje protestueist kanë nisur një marshim grup-grupe, dhe kanë rrethuar kryeministrinë. Sipas informacioneve që vijnë nga protesta mësohet se qytetarët do të bëjnë lëvizje ciklike rreth kryeminstisë dhe kërkojnë të mbajnë të rrethuar atë.
Opozita e bashkuar kërkon largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme, që sipas saj do të çlirojë vendin nga krimi dhe nga kriza.