TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kancelari i Gjykatës së Korçës, Esmerald Xafa i është përgjigjur deklaratave të deputetit të larguar nga LSI, Ylli Shehu për fshehjen e veprës penale të kontrabandës.
Xhafa në një status në Facebook thekson se Ylli Shehu ka fshehur dënimin që i është dhënë nga Gjykata e Korçës, ku është dënuar për tri vepra penale.
Sipas ish-kancelarit të Gjykatës, Ylli Shehu është dënuar edhe nga Gjykata e Tiranës, por edhe nga Gjykata e Korçës, ndërkohë që ka deklaruar vetëm dënimin e Tiranës.
Esmerald Xhafa thekson se Ylli Shehu ka gënjyer Gjykatën dhe vazhdon të gënjejë KQZ-në. “Shoku Ylli je gabim e para ti nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë je dënuar për kryerjen e 3 vepra penale. E dyta ti shoku Ylli ke gënjyer gjykatën pasi ke deklaruar se ke qene i padënuar me pare ndërkohe që vetëm disa muaj kane kaluar nga dënimi yt në Gjykatën e Tiranës”, thekson ish-kancelari.
Lexova deklaratën e deputetit Ylli Shehu.
Ylli deklaron ne formularin e dekriminilazimit vetem vendimin gjyqësor te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane dhëne ne vitin 2007 i dënuar me 200.000 leke gjobe per kontrabande, dhe thote se per vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Korçë nuk ka detyrim per ta deklaruar se është një gjobe administrative.
Shoku Ylli je gabim e para ti nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe je dënuar per kryerjen e 3 vepra penale.
E dyta ti shoku Ylli ke genjyer gjykaten pasi ke deklaruar se ke qene i padenuar me pare nderkohe qe vetem disa muaj kane kaluar nga denimi yt ne Gjykaten e Tiranes.
Ti shoku Ylli je denuar nga te dyja gjykatat per kryerjen e vepres penale te “Kontrabandes” cka tregon se ti je perserites per kryerjen e vepres penale me natyre kontrabandimi.
Ti shoku Ylli ke gënjyer Gjykaten, vazhdon te gënjesh KQZ, mundohesh ti hedhesh hi syve qytetareve sikur ti na qenke sulmuar padrejtesisht, jo mo shok jo askush ste sulmon ty padrejtesisht jane fakte dhe vepra te cilat ti i ke pranuar vete se i ke kryer dhe keta vendime kane marre forme te prere pa u ankimuar nga ana jote. Shoku Ylli me vjen keq qe nuk shkelqeve, gjithkush mund te gaboje nje here por kur perseritet quhet faj.
Një ditë më parë Ylli Shehu ka thënë se këto janë sulme politike nga LSI-ja.
“Nuk kam asnjë dyshim që prej ditës kur vendosa të marr mandatin e deputetit, do të kthehesha në shënjestër të sulmit të partisë për të cilën unë bëra fushatë në vitin 2017. Por dua t’ua bëj të qartë që unë kam qenë në Parlament në vitin 2015 kur e kam votuar Ligjin për Dekriminalizimin dhe e di fare mirë kush janë detyrimet e mija si subjekt deklarues dhe se dekriminalizimi ka në thelb dënimet me burg, jo gjobat.
Çdo kush e kupton se po të kisha deklaruar një gjobë administrative, nuk rrezikoja asgjë, pasi dënimi nuk hyn në kategorinë e veprave që përbëjnë kushte për të mos u zgjedhur.
Pra, logjikshëm, unë nuk mund të kem fshehur me qëllim një gjë që nuk më dëmtonte. Madje shikoni formularin dhe aty gjendet një dënim me gjobë edhe pse nuk ka qenë detyrim.
Për të gjithë ata që fërkojnë duart nga kjo situatë, kujtoj se gjobitja është bërë në vitin 2008, dhe në vitin 2015-2017 kur kam qenë deputet, unë i jam nënshtruar verifikimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, dhe kam rezultuar i pastër.
Edhe nëse ky rast do të përbëjë arsye për një rikontroll, shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar me çdo institucion ligjzbatues para të cilëve asgjë s’kam për të fshehur.
I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit. Unë jam shumë i qetë dhe i përgjegjshëm për detyrën që kam”, ka thënë Shehu.




