TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra mijëra qytetarë, kanë dalë në protestën e thirrur nga opozita, përballë kryeministrisë. Vihet re se pjesëmarrja është shumë e lartë. (shih fotot).
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, ndodhet në Berat, ku ka folur për turizmin dhe prosperitetin e vendit.
Protestuesit kanë nisur të marshojnë dhe kanë rrethuar kryeministrinë.
Më pas turma e protestuesve është shpërndarë në institucione të ndryshme. Para Kuvendit të Shqipërisë, ka patur edhe një tentativë për të hyrë brenda institucionit, por policia ka hedhur gaz lotsjellës në sasi të mëdha, gjë që ka larguar turmën. Ndërkohë, gazi lotjsellës, është përhapur në një perimetër të gjerë, edhe tek bizneset që gjenden pranë Kuvendit.