TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme opozita do të zhvillojë një protestë para kryeministrisë. Sipas PD-së, nga rrethet raportohet për pjesëmarrje shumë të lartë të qytetarëve që janë nisur më autobusë dhe me mjetet e tyre private. Mësohet se numri i përafërt e protestuesve shkon në më shumë se 60 mijë.
Numri i protestuesve nga rrethet:
Qarku Shkodër – 9200
Qarku Lezhë – 7000
Qarku Kukës – 4100
Qarku Dibër – 3500
Qarku Durrës – 9500
Qarku Elbasan – 7800
Qarku Berat – 3400
Qarku Fier – 5600
Qarku Vlorë – 5000
Qarku Gjirokastër – 2000
Qarku Korçë – 4500
Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit.