AKTUALITET, 16 Mars 2019, 11:59

Qytetarët thyejnë rrethimin e kryeministrisë

Protestuesit kanë rrethuar kryeministrinë duke shkuar edhe nga ana e  pasme e godinës duke tentuar që të futen brenda.

Qytetarët kanë rrëzuar gardhet metalike dhe kanë nisur përplasjet me policinë.

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit.

Bsha-Kiri-Hajdari-rrethimi-Kryeministrise1

hekurat

hekurat1