AKTUALITET, 16 Mars 2019, 11:27

Nis protesta e opozitës: Ndiqeni LIVE këtu

Nis protesta e opozitës: Ndiqeni LIVE këtu

Opozita ka nisur edhe këtë të shtunë marshimin e madh. Mijëra njerëz kanë mbërritur nga rrethet për të protestuar në Tiranë. Ndërkohë mijëra qytetarë i janë bashkuar atyre në kryeqytet.

Ky është veprimi i radhës i grupit opozitar, në një sërë aktesh, që filluan me protestën e 16 shkurtit po para kryeministrisë dhe vijuan me djegien e mandateve nga ana e deputetëve dhe një seri protestash para parlamentit.

Ende nuk dihet skenari i protestës, ndërsa vlen të theksohet se opozita ka kërkuar një leje 48-orëshe pranë Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se manifestimi mund të shkojë përtej ditës së sotme.

https://www.youtube.com/watch?v=Ancs7MqT4TU