AKTUALITET, 16 Mars 2019, 11:36

Protesta, Meta ndryshon axhendën, ndërpret vizitën në Azerbajxhan

Protesta, Meta ndryshon axhendën, ndërpret vizitën në

Protesta e opozitës së bashkuar ka bërë që Presidenti i Republikës Ilir Meta të ndërpresë vizitën zyrtare në Azerbajxhan. Burime nga Presidenca bënë me dije për “BalkanWeb” se Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndryshuar axhendën e tij dhe është kthyer mbrëmë në darkë nga Azerbajxhani ku ndodhej për një vizite zyrtare.

Mësohet se aktualisht Presidenti ndodhet në zyrë duke ndjekur nga afër situatën.