AKTUALITET, 16 Mars 2019, 11:11

“Rama ik!”, protesta e opozitës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Protestuesit e parë kanë nisur të grumbullohen përpara Kryeministrisë në kryeqytet. Protesta sapo ka nisur , ndërkohë që efektivët e policisë ndodhen aty prej orësh. Policia dhe Garda kanë shtuar kamerat në bulevard, si dhe kanë lyer me graso shtyllat e ndriçimit.

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/neri-1.mp4"][/video]

—————————————————————————————————————————–

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndodhen aktualisht në selitë e tyre. Ata presin orën 11:00 për t’u nisur drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku do u bashkohen qytetarëve protestues. 

—————————————————————————————————————————–

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve raportohet nga degët e Partisë Demokratike në rrethe, se janë nisur për të marrë pjesë në protestën përpara Kryeministrisë në Tiranë. Raportohet se janë të paktën 60 mijë qytetarë nga qytete të ndryshme që po mbërrijnë në Tiranë, ku do i bashkohen protestës së orës 11:00.