TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptari i ngul thikën gruas, duke e lënë në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Fruttuoso në Genoa, në një apartament ku jetonin burrë e grua.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 50 vjec, Arben Kosova ka qëlluar me thikë gruan gjatë një sherri për shkaqe xhelozie.
Alarmin e dhanë fqinjët që dëgjuan ulërimat dhe zhurmat e forta që vinin nga hyrja e shqiptarëve. Policia ka mbërritur menjëherë dhe ka gjetur përtokë trupin e gjakosur të gruas, 40-vjecare, Vojsava, dhe ngjitur me të të shoqin, që nuk e mohoi krimin.
“Nuk e di cfarë më gjeti, më iku mendja”, ka thënë shqiptari para policisë. Ai është me porfesion murator, ndërkohë që gruaja punonte nëpër, si kujdestare nëpër shtëpi.