TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tashmë deputet i pavarur, pas vendit të kryeministrit Rama, që e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS-së, fill pasi Krimet e Rënda nisen hetimet ndaj tij dhe kërkuan arrestimin, do të jetë pjeseë e diskutimeve të sotme në seancën e Kuvendit.
Së paku kështu është parashikuar në listën e deputetëve që do të marrin fjalën në seancë
“Panorama” mëson se Tahiri ka kërkuar fjalën, si deputet i pavarur në kohën që në Kuvend do të diskutohet ndryshimi në Ligjin e Prokurorisë.
Ai ka mberritur në seancë ndërkohë që punimet kishin nisur. Tahiri ka qenë vetëm, teksa i është drejtuar hyrjes së Kuvendit, ndërkohë që ka qenë i veshur me xhinse dhe xhaketë.