AKTUALITET, 19 Prill 2018, 12:18

Deputeti i LSI-së qëndron në sallë, kur Kryemadhi largohet

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, duket se është një hap larg përjashtimit nga kjo forcë politike. Për të dytën herë radhazi ai kundërshton qëndrimin politik të kësaj force politike.

Dy javë më parë ai doli kundër mosbindjes civile, që ishte një vendim i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe asaj të LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa sot, ndryshe nga opozita e cila vendosi në bllok të braktisë seancën e kuvendit pasi folën Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, deputeti Bitri ka vendosur të qëndrojë në sallë.

Këto momente janë siguruar nga "Panorama" gjatë fjalës së kryeministrit Rama, ku duket që deputeti Bitri është i pranishëm, i ulur në karrigen e tij.