AKTUALITET, 19 Prill 2018, 12:07

FOTOT/ Saimir Tahiri përqafohet me ministret në Kuvend!

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tashmë deputet i pavarur, pas vendit të kryeministrit Rama, që e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS-së, fill pasi Krimet e Rënda nisën hetimet ndaj tij dhe kërkuan arrestimin u rikthye në Kuvend pas 6 muajsh. Atë e pritën me përqafime e puthje deputetët dhe ministret Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro.

Ai është pjesë e diskutimeve të sotme në seancën e Kuvendit. Më pas, para se të ulej në vend, i vetëm në fund të salllës, ai është përballuar me Fatmir Mediun. Mësohet se është takuar edhe me deputetin e PS-së, Musa Ulqinin.

Para hyrjes, u prit nga shumë gazetarë, të cilët tentuan t’i merrnin ndonjë prononcim, por ai në përgjigje të “News 24”, dhe vetëm këtë urim: Suksese për rekomandimin pozitiv!