TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka miratuar DJE projektligjin për “Strehimin social”, vetëm me 10 vota të maxhorancës. Për shkak se Komisioni i Ligjeve kishte bërë ndryshime rrënjësore në të gjitha draftin e saj, projektligji kishte rreth njw muaj, qw nuk po miratohej.
Mbledhja e Komisionit u drejtua nga nënkryetarja, Elisa Spiropali, e cila lexoi dhe miratoi nën për nën ndryshimet ligjore të propozuara nga Komisioni i Ligjeve. Në mbledhje munguan deputetët e opozitës.
PËRFITUESIT
Janë 14 kategori të listuara, si prioritare, që do të përfitojnë nga programi i “Strehimit social”, duke marrë banesa apo bonos qiraje. Sipas projektligjit, me përparësi do të trajtohen kërkesat e personave me aftësi të kufizuara, individët që kanë statusin e jetimit, që kanë dalë nga qendrat e përkujdesjes së shoqërisë deri në moshën 30 vjeç.
Familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer në Shqipëri, por edhe ata, që kanë aplikuar si azilkërkues. Po ashtu, kategori që do të trajtohen me prioritet, do të jenë familjet e policëve të rënë në detyrë, familjet e reparteve të FNSH-së dhe RENEAS. Projektligji i ri trajton me precedencë dhe kërkesat e komunitetit gay, lesbikë, biseksuale, transgjinorëve (LGBT). Për këta të fundit, Komisioni i Ligjeve ka rekomanduar që të përfitojnë vetëm ata persona, që janë viktima të dhunës apo që nuk kanë të ardhura.
ZHVENDOSJA
Në këtë projektligj është futur dhe një nen i ri, i cili i mundëson qeverisë të shpronësojë banesat e qytetarëve për rastet kur do të kryhen investime me interes publik. “Njofton me shkrim individin/familjen për arsyet e zhvendosjes 30 ditë përpara nxjerrjes së aktit administrativ për zhvendosjen nga banesa; b) informon individin/familjen për mundësitë alternative të strehimit; c) Nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa 45 ditë përpara zhvendosjes duke njoftuar edhe formën e miratuar për strehim alternativ. Zhvendosja sipas parashikimeve të këtij neni nuk zbatohet pa siguruar më parë sistemimin me strehim të përshtatshëm të individëve/ familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim”, thekson neni i ri, i miratuar vetëm me vota e maxhorancës.