TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Retë e dendura me grimca pluhuri këtë vit mbujojnë Tiranën. Kjo, sipas sinoptikanëve, ndodh për shkak të erës, që fryn me drejtim nga Veriu, por që ndikohet edhe nga luhatja e temperaturave. “Parashikohet që tymnaja e reve të kuqërremta të jetë një imazh, që do të na shoqërojë deri në fillimin e javës. Retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Për aq ditë sa do të kemi shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tone”, shprehet meterologeja Tanja Porja. Vetëm pak kohë më parë, smogu saharian solli pasoja të mëdha në Greqinë fqinje. Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli nuk mundi të depërtojë.
https://youtu.be/EOBvbkUChCE