AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 11:51

Zbulohet kartolina kur Rama uronte për Vitin e Ri ‘Të na rrojë partia dhe xhaxhi Enver’

Zbulohet një kartolinë ku kryeministri Edi Rama uron të na rrojë partia me rastin e vitit të ri. Kartolinën ai ia dërgon Spiro Kolekes, dajës së tij, së bashku me vëllain Olsin.

Kartolina mban poshtë vulën e dërgimit në datën 29 dhjetor 1982 dhe është postuar nga ish-drejtori i muzeut Historik-Kombëtar, Melsi Labi, por nuk dihet nëse është origjinale apo jo.