AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 11:40

Si e uruan 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë Rama dhe Berisha

Si e uruan 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë Rama dhe Berisha

Tetë dhjetorin, ditën e rinisë, Berisha dhe Rama e kanë uruar në mënyra të ndryshme sot. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 8 dhjetorin dhe liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdari. Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se më 8 dhjetor 1990 Azem Hajdari bashkë me studentët hapi dyert e lirisë për shqiptarët.

Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Miq, më 8 dhjetor 1990, tribuni legjendar Azem Hajdari së bashku me studentët liberator, në një përballje epike me diktaturën staliniste të bllokmenëve hoxhistë, hapi dyert e lirisë për shqiptarët, asokohe kombin më të shtypur të botës!

Nderim përjetë veprës së pavdekshme të studentëve dhe liderit të tyre, tribunit të lirisë Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë!”, – shkruan Berisha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Kombëtare të Rinisë, 8 dhjetorin me një video. Në një status në “Facebook” Rama publikon një video promovuese të turizmit nëpër të gjithë Shqipërinë dhe uron 8 dhjetorin.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë pjesëz të bukurive mbresëlënëse të Shqipërisë, ju uroj GËZUAR DITËN E RINISË ”, – shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155375626776523/