AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 14:06

Zbulohet identiteti i viktimës, u vra nga masivi i çimentos/ EMRI

Zbulohet identiteti i viktimës, u vra nga masivi i çimentos/ EMRI

Policia ka publikuar identitetin e punonjësit që humbi jetën gjatë kohës që punonte në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Bëhet fjalë për shtetasin Musa Sulaj, banues në fshatin Ulem.

Ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Tomorr Mjekerzaku, banues në lagjen Qemal Stafa, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sulaj qëndroi rreth një orë nën masivin e çimentos deri në momentin që u nxor nga policia.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në vdekjen e Musa Sulaj. TPZ.AL