AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 14:02

Video/ Lubonja debat me Haxhiun: Nuk flet kurrë për mashtrimet e Ramës por flet për fake news, turp i madh

Video/ Lubonja debat me Haxhiun: Nuk flet kurrë për mashtrimet e

Analistët Fatos Lubonja dhe Baton Haxhiu, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua nisma e Edi Ramës për paketën anti shpifje.

Sipas, Haxhiut, shpifja, apo lajmet e rreme, janë shumë të rrezikshme për demokracinë, madje edhe më të rrezikshme se krimi. Haxhiu tha se shpifja që bëjnë gazetat dhe portalet, ia mundësojnë Ramës që ai të merret me median.

Nga ana tjetër, Fatos Lubonja tha se kryeministri Rama ka një mendje totalitare dhe kërkon t'u mbyllë gojën kritikëve. Në studio ka patur debat mes dy analistëve (shih videon më poshtë)

/TPZ.AL/