TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qëkurse është bërë personazh publik, Ilda Bejleri, krahas rolit si moderatore, është përzgjedhur si imazh edhe në disa fushata publicitare të kompanive të ndryshme, ndër të cilat, më e paharrueshme padyshim është ajo për platformën “Digitalb”, e frymëzuar nga filmi “50 Shades of Grey”.
Në të, Bejleri shfaqej në momente intime me një djalë muskuloz dhe tepër joshës, identiteti i së cilit asokohe mbeti mister. Imazhet e reklamës u shndërruan në kryefjalën e rrjeteve sociale dhe këtë Ilda e konfirmoi në emisionin “Xing me Ermalin”, ku zbuloi dhe identitetin e djaloshit.
“Të gjithë u bënë shumë kurozë se kush ishte djali, ka korrur shumë sukses. Është Krisi, një balerin që unë e kam zgjedhur me duart e mia.”-rrëfeu Bejleri duke zbuluar se bëhet fjalë për balerinin Kris Dalipi.