TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mustafa Nano ka sqaruar monologun për zhveshjen e ekzagjeruar në ekran, duke marrë si shembuj dy gazetare të sportit, Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin.
Për këtë të fundit ai tha se “gjinjtë” e saj po i dilnin nga ekrani i televizorit.
Ai sot ka thënë në Panorama se ky “Është një problem i botës së sotme të hiper-seksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore”.
“Shikoni, doni ta dini si e shoh unë këtë punë? Ky nuk është një problem i imi. As edhe një problem me dy vajza. As edhe një problem shqiptar. Është një problem i botës së sotme të hiper-seksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore.
Kjo e fundit është një mufkë kolosale. Lakuriqësia nuk është shenjë afirmimi, nuk ka të bëjë me betejën e grave për barazi, të drejta e oportunitete. Sikur feministet e famshme të historisë së botës, prej atje ku janë, të shihnin në skena të mëdha koncertesh këngëtaret; Miley Cyrus, Lady Gaga, Madonna, apo edhe vajzat “tona”; Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa, që këndojnë pothuaj të zhveshura me synimin për të afirmuar kauzën e grave në botë ato do të ktheheshin përmbys në varret e tyre. Lëre pastaj të shihnin sojin e Kardashianëve.
Dhe nuk kuptohet një gjë në këtë mes: Kur lakuriqësia femërore pushton rrugët, hapësirën publike, televizionet e në përgjithësi jetët tona, me këtë nuk bëhet gjë tjetër, veçse ushqehet maskilizmi, seksizmi, etj., e në përgjithësi u shkohet pas midesë, rregullave të një bote burrash. Frika ime është që kjo lakuriqë- si, nëse thellohet (deri ku mund të shkohet?), mund të shkaktojë një çmagjepsje të burrave prej grave dhe kjo do të ishte, për mua, një nga ngjarjet më të rëndësishme, domethënë dramatike, në historinë e botës.
Nuk arrij dot ta përfytyroj një ditë, në të cilën një vajzë e zhveshur t’u shndërrohet djemve në një gjë të zakonshme, në një pamje rutinore. Kjo është një betejë e imja, pra, për të mbrojtur magjinë e nuditetit femëror, e cila për shumë burra, përfshirë mua, mund të shihet si një nga arsyet që ia vlen të jesh në këtë botë…