TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një studim evropian i kohëve të fundit, zbuloi se personat që pastrojnë rregullisht shtëpinë duke përdorur solucione pastruese spërkatëse, pësojnë dëmtime në shëndetin e mushkërive.
Ekipi shkencor i Universitetit Të Bergenit Në Norvegji doli në përfundimin se shëndeti i mushkërive të këtyre personave, mund të krahasohet me atë të njerëzve që kanë pirë 20 cigare në ditë për 10-20 vjet me rradhë.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e 6,235 pjesëmarrësve në studim.
53% e tyre ishin femra.
Të dhënat u mblodhën në harkun kohor të 20 viteve.
Shkencëtarët zbuluan se personat që merren me pastrim kanë mushkëri të sëmura.
Personat që pastrojnë në shtëpi kanë 12.3 përqind gjasa të sëmurën me azëm ndërsa ato që punojnë si pastrues kanë 13.7 përqind më shumë të preken nga azma.
Studiuesit thanë se edhe shëndeti i mëlçisë është në rënie për shkak të kimikateve që irritojnë shtresat e rrugëve të frymëmarrjes.
Autorët e studimit thanë se pastrimi afatgjatë me solucione të tilla dëmton ndjeshëm mushkëritë dhe rrisin gjasat e shfaqjes së sëmundjeve kronike.
Ata rekomanduan përdorimin e copave mikrofibër dhe ujit që janë të mjaftueshme për të pastruar në shtëpi.
Kurseni para, mund dhe kohë duke përdorur alternativa natyrale pastrimi.
Lëngjet spërkatëse kimike e mbushin ajrin me toksina të dëmshme.
Disinfektoni shtëpinë me uthull, limon ose sodë buke.
Përdorni lëkurat e agrumeve dhe erëzat për të freskuar ajrin./AgroWeb.org