LIFESTYLE, 9 Mars 2018, 18:51

Ermal Mamaqi poston foton kur ishte “djalë i ri”, fansat e quajnë “katunar” (FOTO)

Ermal Mamaqi njihet gjithmonë për batutat e tij që shkaktojnë shumë humor. Çdo të shtunë mbrëma e shohim në ekran në emisionin e tij të përjavshëm “Xing me Ermalin”, ku ndan me publikun batuta të shumta të cilat shkaktojnë shumë humor.

Jo vetëm në ekran, por batutat e Ermalit janë të pranishme edhe në rrjetet e tij sociale. Së fundmi moderatori i njohur ka publikuar në “Instagram” një foto të shumë viteve më parë.

“Ishte koha kur dikush të merrte në tel dhe ti i thoje: A ke ofertë? Sa i madh jam, i hedh vetes dorën në qaf”, shkruan Ermali në postimin e tij në “Instastory”.

Fotoja, por dhe batuta që e shoqëronte atë ka shkaktuar shumë të qeshura. Ndjekësit e Ermalit kanë kujtuar kohët kur i dërgonin njëri-tjetrit zile, apo e pyesnin a ke ofertë kur ju binin në tel.

Pa komentuar nuk kaloi edhe Ermali, që siç thoshin fansat ai shfaqet në këtë foto kur ishte “djalë i ri”. Shumë prej tyre e kanë cilësuar Ermalin edhe me epitetin “katunar”.