LIFESTYLE, 10 Mars 2018, 11:17

Doktor, piktor e ekonomistë, çfarë profesionesh kanë "burrat e shtetit" shqiptar

Doktor, piktor e ekonomistë, çfarë profesionesh kanë

Të shkëputur nga profesionet e vërteta të tyre, politikanët shqiptarë kanë marrë në dorë fatin e vendit me rolin e "burrit të shtetit".

Por për çfarë kanë studiuar politikanët më me zë në Shqipëri?

Edi Rama:

Rama lindi më 4 korrik 1964. Ai është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, ai kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike.

Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998 dhe zyrtarisht filloi karrierën e tij politike.

Berisha:

Sali Berisha lindi në fshatin Viçidol të Tropojës në kufi me Kosovën.

Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/ profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.

Gjatë viteve 1970, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës.

Ilir Meta:

Meta u lind më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar, Shqipëri. U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare.

Fatos Nano

Mbaroi gjimnazin Sami Frashëri në Tiranë. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë). Në vitin 1975 kreu specializimet për Ekonomi Politike.

Në vitin 1983 me vendimin nr.81, 23 shtator 1983 të Universitetit të Tiranës merr titullin "Doktor i Shkencave" ne fushën e ekonomisë, ndërsa në vitin 2000 titullin "Profesor Doktor" në fushën e ekonomisë.

Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali) në vitin 2000 dekorohet me titullin "Doktor Honoris Causa" - në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit "Doktor Honoris Causa" - në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali). /albeu.com/