LIFESTYLE, 9 Mars 2018, 12:23

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Eneda Tarifa befason me mesazhin e saj: Njerëzit e dobët hakmerren

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Eneda Tarifa befason me mesazhin e saj:

Me rastin e festës së 8 Marsit, njerëz të famshëm dhe të thjeshtë kanë nxituar të bëjnë urimet e tyre në rrjetet sociale për nënën, gjyshen, motrën apo shoqen e tyre. Edhe këngëtarja e njohur, Eneda Tarfa ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të uruar gjithë gratë në festën e tyre ndërkombëtare.

“Njerëzit e dobët hakmerren, njerëzit e fortë falin, njerëzit inteligjent injorojnë”, është shprehja e famshme e Albert Einstein që këngëtarja ka postuar në “Instastory”.

Një shprehje shumë e goditur kjo, që nuk e dimë nëse i adresohet një personi të veçantë. Kujtojmë që kohët e fundit Eneda është përfolur gjatë në media për divorcin nga bashkëshorti i saj, pas një martese shumë të gjatë.

Momentalisht Enedën po e shikojmë në jurinë e “The Voice Kids”, në “Top Channel”.

[gallery ids="78788,78792,78790,78789"]