LIFESTYLE, 20 Dhjetor 2017, 23:01

Zbulohet e dashura e Erik Fullanit, ja cila është!

Zbulohet e dashura e Erik Fullanit, ja cila është!

Pak ditë më parë, djali i ish-guvernatorit Ardian Fullani, Erik festoi ditëlindjen. Në këtë ditë surprizën më të bukur ia bëri e dashura e cila i kishte mbushur dhomën me tollumbace në formë zemre dhe petale trëndafili.

Eriku postoi gjithashtu një foto të të dashurës, por pa zbuluar identitetin e saj duke i lënë të gjithë kuriozë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

Këtë Eriku gjatë emisionit "Rudina"zbuloi emrin e të dashurës dhe tregoi se është në një lidhje prej më shumë se 1 viti.

"Më ka bërë disa surpriza dhe dhurata. Nuk e kam zbuluar, se kam hall se ma marin m’sysh. Është më mirë për atë dhe familjen e saj të mos jetë publike. Nuk ka ngel njeri me shpreh dashurinë në rrjetet sociale. Ne kemi mbi një vit bashkë dhe njerëzit që duhet ta dinë që ne jemi bashkë e dinë. Unë nuk e kam fshehur marrëdhënien me të. Ajo quhet Maria Kiara dhe studion për Menaxhim Bizne", u shpreh Erik Fullani.

[gallery ids="42331,42332,42333"]