TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveçse një aktore e suksesshme, një regjisore në hapat e para të saj, me filma të vlerësuar, Angelina Jolie angazhohet edhe me kauza sociale. Dhe pikërisht në këtë drejtim, ajo u nderua me çmim nga “UNCA”, shoqatë e OKB-së, për angazhimin humanitar.
Në fjalimin e saj, ajo e cilësoi veten “qytetare e botës dhe krenare që është amerikane”, si dhe theksoi: “Ndihem se kam një sens përgjegjshmërie ndaj personave në botë që luftojnë për liritë, që ne fatmirësisht i gëzojmë prej kohësh”. Jolie shoqërohej në ceremoni nga katër fëmijët e saj, Pax 14 vjeç, Knox 9, Zahara 12 dhe Shiloh 11 vjeçe.
Çmimi i Jolie vjen në të njëjtën ditë me ditëlindjen e 54-t të ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt, i cili u fotografua ndërsa festonte i vetëm me qenin e tij bulldog.
[gallery ids="41799,41800,41801,41802,41803,41804,41805,41806,41807"]