TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qimet e fytyrës janë një problem i madh për shumë gra. Shumë prej tyre, përballen me rritjen e qimeve në zonën e mustaqeve apo në atë pranë veshëve. Por, harrojini metodat e dhimbshme dhe të kushtueshme të eliminimit të tyre.
Ju mund ta përgatisni vetë këtë maskë dhe për më tepër nuk e acaron fytyrën. Ju duhen vetëm 3 përbërës të thjeshtë, për të shpëtuar përgjithmonë nga qimet e fytyrës.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 vezë
Përgatitja:
Përzieni mirë të gjithë përbërësit në një enë të vogël, derisa të merrni një lloj paste. Sigurohuni që përzierja të bëhet ngjitëse, në mënyrë që të arrihet efekti i dëshiruar. Aplikojeni pastën në fytyrë, në zonat ku keni qime dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, derisa të thahet. Pas kësaj, hiqeni maskën duke e tërhequr atë. Lajeni fytyrën me ujë të pastër dhe rezultati do të jetë i mahnitshëm.
Pasi t’i keni hequr qimet nga fytyra juaj, përdorni një krem hidratues. Ju mund të përsërisni procesin kohë pas kohe, për t’u siguruar që qimet të mos rishfaqen përsëri.