TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai është 38 vjeç dhe njihet si një nga pilotët më “të çmendur” e më të suksesshëm të gjitha kohërave në garat me motorë. Ai ka siguruar në karrierën e tij 9 tituj kampion bote, 7 prej të cilave në klasin e “mbretërorëve” Moto GP.
Ai ka qenë shpesh në faqet e para të kronikave rozë, jo për ndonjë skandal, por për femrat simpatike që e kanë shoqëruar ndër vite.
Emrat janë të shumtë, nga Aura Rolenzetti, Eleonora Pedron, Elisabetta Canalis, Linda Morselli, Maddalena Corvaglia, Mandala Tayde, e deri te Martina Stella. Por këto janë vetëm emrat e së shkuarës që ai ka lënë pas.
Tashmë duket se në krahët e tij është hedhur një tjetër modele, që jo rastësisht e njeh mirë sportin e garave të motoçiklizmit. Ajo ka qenë një nga vajzat me çadra, që shoqëronin pilotët teksa zbrisnin në pistë, përpara nisjes së garave, e cila quhet Francesca Sofia Novello.
[gallery ids="42024,42025,42026,42027,42028,42029,42030,42031,42033,42034,42036,42037,42040,42041,42043,42045"]