LIFESTYLE, 20 Dhjetor 2017, 15:06

5 arritjet mjekësore më të mira të vitit 2017

5 arritjet mjekësore më të mira të vitit 2017

Hulumtuesit në vitin 2017 kanë punuar pa u lodhur, për ta bërë jetën tonë pak më të mirë dhe shumë më të shëndetshme në vitet që do të vijnë. Këto arritje përfshijnë përparime në Alzheimer, Parkinson, kancer dhe trajtim ndaj HIV.

Më poshtë janë disa nga arritjet më të mëdha mjekësore të vitit 2017, që do ta bëjnë secilin prej nesh krenar.

  • Terapia me  oksigjen për sëmundjen Alzheimer.

    Ndër përparimet më të fundit, është përdorimi i oksigjenit hiperbolik për trajtimin e sëmundjes Alzheimer. Alzheimer si një sëmundje progresive, është e njohur për rezistencën e saj ndaj trajtimit. Por zbulimi i trajtimit të saj është shpallur si një moment historik, sepse është thënë se përmirëson patologjinë e sëmundjes dhe korrigjon disa nga problemet e sjelljes te pacientët. Terapia me oksigjen mund të zvogëlojë simptomat e Alzheimerit.

 

  • Vaksina e PaxVax

    Kolera është një sëmundje që prek zorrët e vogla. Një nga shenjat dalluese të sëmundjes, është se ajo mund të marrë përmasa epidemike. Dhe që nga 2010, kolera është klasifikuar si një pandemi. Për të luftuar këtë problem, kompania e vaksinimit PaxVax, ka zhvilluar një vaksinë kolera, një dozë e vetme e cila mund të ndalojë epideminë që në gjurmët e saj të para dhe përhapjen e saj.

 

  • Përdorimi i sistemit imunitar për të luftuar kancerin tek fëmijët.

    Terapia e qelizave CAT-T, është një nga zbulimet më të fundit dhe më efektive në trajtimin e kancerit. Sipas një studimi të kryer nga Qendra e Kancerit në Neë York City, studiuesit kanë gjetur një mënyrë për të trajtuar leukeminë limfoblastike akute te fëmijët, duke përdorur sistemin imunitar për të sulmuar dhe vrarë qelizat e kancerit. Kjo ndihmon fëmijët e prekur nga sëmundja e tmerrshme, për të arritur mëkëmbjen më të shpejtë dhe për të jetuar një fëmijëri normale.

 

  • ‘Goditja dhe vrasja’ e virusit HIV

    HIV ka aftësinë për t’i rezistuar mjekimit dhe trajtimit. Pra, kur pacienti ndalon ilaçet, ky virus i fjetur zgjohet sërish dhe fillon përsëri të sulmojë trupin. Pra, shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Stanford, janë përpjekur të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë virusin nga vendet e fshehura dhe ta sulmojnë kur aktivizohet. Ekipi i shkencëtarëve e ka quajtur me vend teknikën “goditje dhe vrasje”.

 

  • Testet e kafshëve për transplantimin e kokës

    Deri kohët e fundit, transplantimi i kokës si një mundësi ekzistonte vetëm në fantazi shkencore. Por një eksperiment i kohëve të fundit, i kryer nga një grup mjekësh kinezë, e solli këtë fantazi një hap më afër realitetit. Mjekët shkëputën kurrizin e 15 minjve dhe u përpoqën t’i bashkëngjitnin  ato sërish në 9 prej tyre. Me përjashtim të një, të gjithë minjtë mbijetuan afërsisht një muaj pas eksperimentit. Një njeri rus që vuan nga atrofija muskulare kurrizore, ka dalë vullnetar për operacionin e transectionit kurrizor.