TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumica e femrave duan që ti kenë flokë të gjata dhe sa më të shëndetshme, madje nuk janë të pakta rastet kur i zgjasin artificialisht në parukeri.
Nëse doni që flokët tuaj të zgjaten më shpejtë, pa shumë shpenzim dhe të jenë të shëndetshëm, mjafton ti trajtoni me një maskë, të cilën mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi.
Merrni katër kokrra patate, të cilat duhet ti lani mirë, ti pastroni dhe ti prisni në feta mesatare.
Hidhini patet në mikser dhe shtoni gjysmë filxhani ujë, deri sa të krijohet një masë kremoze.
Masën e përftuar aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë afërsisht 25 minuta. Pas kësaj, lajeni kokën normalisht por me ujë të vakët.
Nëse mundeni përdoreni këtë maskë çdo ditë, në të kundërt tre herë në javë, pasi lëngu i patates ka veti të papara ushqyese për flokun dhe rezultatin do e ndjeni brenda pak ditëve.