LIFESTYLE, 20 Dhjetor 2017, 13:00

Gjyshja kanadeze heq dorë nga ilaçet dhe shërohet me kanabis!

Një grua e moshuar në Kanada, beson se kanabisi e ka ndihmuar të jetë e shëndetshme në moshën 70 vjeçare. Carol Francey, ka hequr të gjitha ilaçet që merrte çdo ditë dhe i ka zëvendësuar ato me kanabis. Ajo shprehet se konsumimi i marijuanës, ka shëruar sëmundjet e artritit, pagjumësisë dhe problemet me nervin shiatik. Francey pretendon se ilaçet dëmtonin shëndetin e saj, për shkak të efekteve të shumta anësore. Tashmë, ajo ka krijuar një grup të quajtur "Gjyshet pë bimët", dhe kërkon legalizimin e kanabisit.

Studimet e fundit tregojnë se kanabisi ka një efekt pozitiv tek disa njerëz me sëmundje të ndryshme, veçanërisht SIDA, por gjithashtu këto studime tregojnë se kanabisi rrit mundësinë e sëmundjeve mendore, si psikoza dhe bipolariteti.

Daily Mail / TPZ.AL